Osmani takohet me përfaqësues të institucioneve për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësues nga institucione dhe organizata që merren me zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, për të diskutuar themelimin e Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale. Në njoftim të presidencës bëhet e ditur se Osmani ka pritur në takim përfaqësues nga institucione dhe disa organizata të angazhuara në…

Lajme

12/03/2025 18:09

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësues nga institucione dhe organizata që merren me zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, për të diskutuar themelimin e Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale.

Në njoftim të presidencës bëhet e ditur se Osmani ka pritur në takim përfaqësues nga institucione dhe disa organizata të angazhuara në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku u diskutua për përgatitjet e Zyrës së Presidentes lidhur me themelimin dhe funksionalizimin e Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale, që buron nga Strategjia për Drejtësinë Tranzicionale e Republikës së Kosovës.

“Të pranishmit përsëritën kërkesën për miratimin e Projektligjit për Persona të Zhdukur, në mënyrë që nevojat e familjarëve të të zhdukurve të adresohen. Njëherit, konfirmuan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Presidentes për themelimin dhe funksionalizimin e Komisionit Presidencial”, thuhet tutje në njoftim.

E para e shtetit shprehu mirënjohjen për angazhimin e të pranishmëve në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë, dhe riafirmoi përkrahjen e saj në këtë proces të rëndësishëm.