Osmani takohet me Perandorin Naruhito: Populli i Kosovës është mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot është takuar me Lartmadhërinë e tij, Perandorin e Japonisë, Naruhito. Osmani pas takimit ka bërë një postim, ku ka thënë se Kosova është mirënjohëse ndaj Japonisë për mbështetjen e vazhdueshme përgjatë viteve, shkruan lajmi.net Postimi i plotë: Nder i veçantë të pritem sot në takim nga Lartmadhëria e Tij,…

Lajme

13/06/2025 09:13

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot është takuar me Lartmadhërinë e tij, Perandorin e Japonisë, Naruhito.

Osmani pas takimit ka bërë një postim, ku ka thënë se Kosova është mirënjohëse ndaj Japonisë për mbështetjen e vazhdueshme përgjatë viteve, shkruan lajmi.net

Postimi i plotë:

Nder i veçantë të pritem sot në takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë.
Miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, respekt dhe besim të ndërsjellë. Populli i Kosovës është mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë përgjatë viteve. 🇽🇰🇯🇵