Osmani takohet me mbretin Abdullah II, diskutuan për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Jordanisë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të takimit Aqaba ku po mbahet në Sofje, ka takuar mbretin Abdullah II të Jordanisë. Osmani, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka diskutuar për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Jordanisë. “Në kuadër të Takimit Aqaba në Sofje, pata kënaqësinë që në një…

Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të takimit Aqaba ku po mbahet në Sofje, ka takuar mbretin Abdullah II të Jordanisë.
Osmani, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka diskutuar për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Jordanisë.
“Në kuadër të Takimit Aqaba në Sofje, pata kënaqësinë që në një takim bilateral me Mbretin Abdullah II të Jordanisë të diskutojmë për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Jordanisë, sfidat e sigurisë dhe zhvillimet gjeopolitike”, ka shkruar Osmani.
Ndërsa ka shtuar se do të forcojmë edhe bashkëpunimin në mbrojtje, ekonomi dhe diplomaci.
“Do të forcojmë bashkëpunimin tonë në mbrojtje, ekonomi dhe diplomaci, me marrëveshje që do të konkretizohen së shpejti”, ka thënë tutje Osmani.