Osmani takohet me Macron: Kosova mbetet e përkushtuar për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare

Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Francë. Ajo sot ka publikuar një fotografi bashkë me presidentin francez, Emmanuel Macron si dhe zonjën e parë, Brigitte Macron. Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë, transmeton lajmi.net. Ajo tha se Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për…

Lajme

04/10/2024 14:40

Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Francë.

Ajo sot ka publikuar një fotografi bashkë me presidentin francez, Emmanuel Macron si dhe zonjën e parë, Brigitte Macron.

Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë, transmeton lajmi.net.

Ajo tha se Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtarë.

Postimi i plotë:

Pritja nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiwabo në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë.

Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare!./Lajmi.net/