Osmani takohet me kongresistin Lawler: Mbështetja e ShBA-së, vendimtare për rrugëtimin e Kosovës
Presidentja e vendit, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me kongresistin Mike Lawler. Osmani tha se Lawler është një mik i çmuar i Kosovës dhe zë i fortë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. “Ne diskutuam nevojën për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona në fushat me interes të…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/Presidentja-e-vendit-gjate-vizites-se-saj-ne-Shtetet-e-Bashkuara-te-Amerikes-eshte-takuar-me-kongresistin-Mike-Lawler..jpg)
Lajme
Presidentja e vendit, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me kongresistin Mike Lawler.
Osmani tha se Lawler është një mik i çmuar i Kosovës dhe zë i fortë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.
“Ne diskutuam nevojën për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona në fushat me interes të përbashkët”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, e para e shtetit tha se mbështetja e ShBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare në rrugëtimin e Kosovës si shtet i lirë dhe sovran.