Osmani takohet me kongresistë amerikanë: Mbështetja e tyre, rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, u takua me delegacionin e kongresistëve amerikanë. Ajo këtë takim e quajti jashtëzakonisht të përzemërt dhe të rëndësishëm. E para e vendit shtoi se mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/Vjosa-Osmani-4.jpg)
Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, u takua me delegacionin e kongresistëve amerikanë.
Ajo këtë takim e quajti jashtëzakonisht të përzemërt dhe të rëndësishëm.
E para e vendit shtoi se mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane.
“Mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane. Kjo mbështetje vazhdon edhe sot, ndërsa punojmë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që thellojnë dhe fuqizojnë më tej aleancën tonë historike”, ka shkruar Osmani në Facebook.