Osmani takohet me Kallasin në Tiranë: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt BE-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar në Tiranë Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas. Osmani përmes një postimi ka shkruar se Kosova është e gatshme ta bëj hapin e radhës drejt BE-së dhe se që është koha që Bashkimi Evropian t’i përgjigjet këtij momenti, shkruan lajmi.net “Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar në Tiranë Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas.
Osmani përmes një postimi ka shkruar se Kosova është e gatshme ta bëj hapin e radhës drejt BE-së dhe se që është koha që Bashkimi Evropian t’i përgjigjet këtij momenti, shkruan lajmi.net
“Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, një mbështetëse e kahmotshme për një Evropë të sigurt e të bashkuar. Duke qenë se gjatë vizitës së saj javën e ardhshme në Kosovë do të jem në një vizitë shtetërore të paracaktuar jashtë vendit, takimin e realizuam në Tiranë. Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Është koha që BE t’i përgjigjet këtij momenti me guxim, qartësi dhe vendosmëri, tipare këto që e karakterizojnë lidershipin e Përfaqësueses së Lartë Kallas.”, ka shkruar Osmani në postimin e saj.
Osmani mori pjesë në Samitin e Evropës sot që u mbajt në Tiranë./lajmi.net/