Osmani takohet me Hovenier- Flasin për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë edhe çështjet e sigurisë

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend. Mes tjerash në takim janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. “Duke u nisur nga vizita e fundit e Presidentes Osmani në SHBA, u…

Lajme

25/10/2024 20:30

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Mes tjerash në takim janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

“Duke u nisur nga vizita e fundit e Presidentes Osmani në SHBA, u theksuan mundësitë e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë çështjet e sigurisë, zhvillimin ekonomik, investimet amerikane dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit digjital në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.