Osmani: S’pata kërkesë nga SHBA që ura të mbahet e mbyllur, por kur ajo të hapet s’duhet të nxisë prezencë më të madhe të NATO-s
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vizituar sot komunën e Vitisë. Me këtë rast Osmani tha ura e Ibrit duhet të hapet, por kur të hapet duhet të mbetet e tillë e të mos mbyllet sërish. Osmani tha se në SHBA asnjëherë nuk është thënë se janë kundër hapjes së kësaj ure. “Ne kemi institucionet…

Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vizituar sot komunën e Vitisë.
Me këtë rast Osmani tha ura e Ibrit duhet të hapet, por kur të hapet duhet të mbetet e tillë e të mos mbyllet sërish.
Osmani tha se në SHBA asnjëherë nuk është thënë se janë kundër hapjes së kësaj ure.
“Ne kemi institucionet tona të sigurisë të cilat bëjnë vlerësimin e situatës dhe kemi aleatët tanë të sigurisë sepse siguria dhe mbrojtja e integritetit territorial mbrohen dhe mirëmbahen dhe nga institucionet tona, por edhe nga NATO e në radhë të parë nga partneri ynë kryesor që janë SHBA-të.Kanë rol në mirëmbajtjen e sigurisë nga shtetet baltike e deri tek Islanda. Sovraniteti i të cilave dhe siguria e paqja mbrohet bashkërisht nga ato vende dhe nga SHBA-të e të gjitha ato vende koordinohen me partnerët e tyre të sigurisë. Asgjë e jashtëzakonshme dhe nuk dallon nga vendet baltike. Ka forca amerikane në Rumani e Poloni pasi paqja dhe siguria është çështje globale dhe jo vetëm e jona. Paqja dhe siguria në Kosovë nuk e afekton jo vetëm Kosovën, por në suaza më të gjera e sidomos tek ne e që e mbajmë të gjithë në mend që e gëzojmë këtë paqe e siguri sepse kemi vepruar bashkë me aleatë”, tha Osmani, shkruan lajmi.net.
Presidentja tha se në takime të saj në SHBA asnjëherë s’është thënë se janë kundër hapjes së urës, por janë pro zbatimit të marrëveshjeve në Bruksel e që kanë paraparë hapjen e urës.
“Pro sikurse për çdo temë të sigurisë kërkojnë që të ulemi bashkë institucionet e Kosovës dhe aleatët tanë të sigurisë deh të hartohet së bashku plani i zbatimit që merr parasysh vlerësimet e sigurisë të Kosovës dhe të aleatëve tanë, e që në shumicën e rasteve janë identike pasi bashkëpunojnë institucionet tona, e të përzgjedhjet momenti më i volitshëm që hapja e kësaj ure të jetë sukses i përhershëm, e jo sukses i momentit. Ajo urë s’është dashur të mbyllet kurrë e është mbyllur për arsye politike. Duhet që patjetër të hapet por kur të hapet të mbetet e tillë e jo kur të hapet të nxisë prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të. A është në interes të Kosovës të shohim konflikt në mes policisë sonë dhe ushtarit amerikan, s’besoj që ka shqiptarë që pajtohet me një gjë të tillë. Pra të sigurohemi që të mos kemi gjëra të tilla pasi ne s’kemi arsye të kemi konflikte me aleatët tanë. Ata na kanë shpëtuar dhe janë këtu bashkë me ne që të mbrojnë sovranitetin tonë e kur urat të hapen e të mbeten të hapura”, shtoi Osmani./Lajmi.net/