Osmani sot feston ditëlindje, e uron bashkëshorti: Vazhdo të frymëzosh shumë gra e vajza kudo në botë
Presidentja Vjosa Osmani sot mbush 43 vjet. Ajo ka marrë një urim nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, i cili e quajti atë frymëzim për shumë gra e vajza. “Në këtë ditë të veçantë, Dua, Anda dhe unë të falënderojmë nga zemra – jo vetëm si bashkëshorte e nënë të jashtëzakonshme, por edhe si grua…

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani sot mbush 43 vjet.
Ajo ka marrë një urim nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, i cili e quajti atë frymëzim për shumë gra e vajza.
“Në këtë ditë të veçantë, Dua, Anda dhe unë të falënderojmë nga zemra – jo vetëm si bashkëshorte e nënë të jashtëzakonshme, por edhe si grua që me forcën, guximin dhe dashurinë ke frymëzuar dhe vazhdon të frymëzojë shumë gra e vajza kudo në botë. Me shembullin tënd, shumë vajza guxojnë të ëndërrojnë më lart. Gëzuar ditëlindjen! Urojmë që kjo ditë të të sjellë po aq gëzim sa sjell ti në jetën tonë. Të duam shumë!”, ka shkruar Sadriu.
Osmani ka lindur më 17 maj 1982 në qytetin e Mitrovicës.