Osmani shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik: Lutjet tona janë me Turqinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime të thella për Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe për familjet e viktimave pas aksidentit tragjik të trafikut që ndodhi në Turqi. Përmes një postimi në rrjetin social X, Osmani ka theksuar solidaritetin e Kosovës me popullin turk në këto momente të vështira,…

Lajme

01/02/2026 23:03

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime të thella për Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe për familjet e viktimave pas aksidentit tragjik të trafikut që ndodhi në Turqi.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Osmani ka theksuar solidaritetin e Kosovës me popullin turk në këto momente të vështira, duke uruar shërim të shpejtë për të lënduarit.

“Qëndrojmë pranë popullit turk në këto momente të vështira dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar Osmani, duke shtuar se lutjet janë me Turqinë.

Kujtojmë se 16 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën si pasojë e dy aksidenteve të rënda rrugore në Turqi, njoftuan sot autoritetet turke. Njëri prej aksidenteve përfshiu një autobus dhe ndodhi në Antalia, një nga qytetet më të mëdha turistike në jug të vendit.