Osmani shkruan për gurin e Trepçës që ia dhuroi Hovenierit: Trashëgimi e Rugovës, njeriu që vendosi themelet e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se me rastin e takimit lamtumirës me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, i ka dhuruar këtij të fundt një gur të Trepçës, që Osmani thotë se simbolizon tokën e lirë, të pavarur dhe të pandashme të Kosovës. Tutje Osmani shkruan se dhurimi i një guri të Trepçës është…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se me rastin e takimit lamtumirës me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, i ka dhuruar këtij të fundt një gur të Trepçës, që Osmani thotë se simbolizon tokën e lirë, të pavarur dhe të pandashme të Kosovës.
Tutje Osmani shkruan se dhurimi i një guri të Trepçës është edhe vazhdimësi e trashëgimisë së presidentit Ibrahim Rugova që edhe ka vendosur themelet e forta të shtetit të Kosovës dhe miqësisë së qëndrueshme me SHBA-në.
“Ai gjithashtu përfaqëson vazhdimësinë e trashëgimisë së Presidentit Rugova, i cili hodhi themelet e forta të shtetësisë së Kosovës dhe miqësisë së qëndrueshme me SHBA-në”, ka shkruar Osmani.
As @USAmbKosovo Hovenier retires, we reflected on his remarkable journey and his commitment to the Kosovo-U.S. alliance.
On this occasion, I gifted him a stone from Trepça which symbolizes Kosovo’s free, independent, and indivisible land—a mission Ambassador Hovenier dedicated… pic.twitter.com/1m0rNF7WyE
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 28, 2024