Osmani: Shaban Manaj mbetet simbol i qëndresës dhe vizionit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar veprimtarin e shquar Shaban Manaj, në 25 vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes të tij, duke e quajtur simbol të qëndresës dhe vizionit. Osmani ka theksuar se Manaj ka dëshmuar guxim dhe përkushtim në angazhimin e tij për kauzën e Kosovës së lirë e demokratike. “Sot e kujtojmë me…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar veprimtarin e shquar Shaban Manaj, në 25 vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes të tij, duke e quajtur simbol të qëndresës dhe vizionit.
Osmani ka theksuar se Manaj ka dëshmuar guxim dhe përkushtim në angazhimin e tij për kauzën e Kosovës së lirë e demokratike.
“Sot e kujtojmë me nderim dhe respekt Shaban Manajn, veprimtarin e paepur të lirisë, avokatin dhe bashkëpunëtorin besnik të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Ai dëshmoi guxim dhe përkushtim në angazhimin e tij për kauzën e Kosovës së lirë e demokratike. Shaban Manaj mbetet simbol i qëndresës dhe vizionit. Drejtësia për të dhe për të gjithë të vrarët mbetet zotimi ynë i përhershëm”, thuhet në postimin në Facebook.