Vjosa Osmani e ka “kojshike” në “Marigona Hill” këshilltaren e saj që banon në një shtëpi 244 metra katrorë – deklaron se prindërit e saj e kanë blerë me kredi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani jeton një jetë luksoze. Ajo ka shtëpi gjigante në një nga lagjet më lluks, Marigona Hill. Mirëpo, në këtë lagje banon edhe dikush tjetër nga Presidenca e Kosovës, transmeton lajmi.net. Në këtë lagje, në një shtëpi 244 metra katrorë, jeton këshilltarja e Vjosa Osmanit, Dora Musa. Në deklarimin e pasurisë…

Lajme

18/03/2026 11:40

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani jeton një jetë luksoze. Ajo ka shtëpi gjigante në një nga lagjet më lluks, Marigona Hill.

Mirëpo, në këtë lagje banon edhe dikush tjetër nga Presidenca e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Në këtë lagje, në një shtëpi 244 metra katrorë, jeton këshilltarja e Vjosa Osmanit, Dora Musa.

Në deklarimin e pasurisë që ajo e ka bërë, ka deklaruar se shtëpia në Marigona Hill është blerë me kredi dhe kursime, dhe se është në pronësi të prindërve të saj që nga vitit 2018.

Kështu kishte deklaruar në vitin 2023, por jo edhe në vitin 2022. Ajo tek në vitin 2023 tregon se shtëpia është blerë me kredi që është në emër të prindërve të saj.

Për ta blerë këtë shtëpi, familja e Musës kishte hyrë në kredi 115 mijë euro dhe se do të duhej të paguhej brenda 72 muajve.

Kjo kredi duket se është paguar, pasi në vitin 2025, nuk është deklaruar më asnjë detyrim financiar për shtëpinë.

Se sa ka kushtuar saktësisht shtëpia nuk dihet pasi nuk është deklaruar.

Përveç shtëpisë, Dora Musa ka deklaruar edhe një banesë 77 metra katrorë, një vilë 119 metra katrorë, dy truall dhe një garazhë. /lajmi.net/