Osmani risjell fjalimin e saj: Aleanca euroatlantike është zgjedhja jonë
Presidentja Vjosa Osmani është kujdesur që të rikthejë një fjalim të sajin të mëparshëm, ku flet për rreshtimin e Kosovës përkrah aleancës euroatlantike. “Për Kosovën, bashkërreshtimi me aleancën euroatlantike nuk ka qenë kurrë as dilemë, as kalkulim, e as oportunizëm. Ka qenë bindje, ka qenë parim, ka qenë vetëidentifikim. Aleanca euroatlantike është zgjedhja jonë. Gjithmonë!”…
Lajme
Presidentja Vjosa Osmani është kujdesur që të rikthejë një fjalim të sajin të mëparshëm, ku flet për rreshtimin e Kosovës përkrah aleancës euroatlantike.
“Për Kosovën, bashkërreshtimi me aleancën euroatlantike nuk ka qenë kurrë as dilemë, as kalkulim, e as oportunizëm.
Ka qenë bindje, ka qenë parim, ka qenë vetëidentifikim.
Aleanca euroatlantike është zgjedhja jonë. Gjithmonë!” ka shkruar Osmani sipër videos që ka ndarë në Facebook.