Osmani reagon pas sulmit në Kanada: Askush nuk duhet të përjetojë një tragjedi të tillë
Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjet e viktimave të sulmit në Kanada ku u vranë nëntë persona. Osmani shkroi në X se asnjë prind, asnjë fëmijë, asnjë komunitet nuk duhet të përjetojë kurrë një tragjedi të tillë. “Ne vajtojmë me popullin e Kanadasë dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve që përballen me këtë…
Lajme
Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjet e viktimave të sulmit në Kanada ku u vranë nëntë persona.
Osmani shkroi në X se asnjë prind, asnjë fëmijë, asnjë komunitet nuk duhet të përjetojë kurrë një tragjedi të tillë.
“Ne vajtojmë me popullin e Kanadasë dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve që përballen me këtë humbje të paimagjinueshme. Gjithashtu, jemi me mendje tek ata që u plagosën.
Kosova qëndron fuqishëm me Kanadanë në këtë kohë pikëllimi”, tha ajo