Osmani publikon letrën e Trumpit: Kosova do të vazhdojë të qëndroj krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e sukses

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar letrën që ka pranuar nga Presidenti i SHBA-ve, pak ditë më parë. Osmani ka falënderuar Presidentin Trump për përkrahjen e tij dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën, shkruan lajmi.net. “Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo…

Lajme

07/08/2025 11:06

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar letrën që ka pranuar nga Presidenti i SHBA-ve, pak ditë më parë.

Osmani ka falënderuar Presidentin Trump për përkrahjen e tij dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën, shkruan lajmi.net.

“Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses. Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë”, ka shkruar Osmani.

Në këtë letër, Trump e ka falënderuar Osmanin për përkushtimin dhe miqësinë ndaj SHBA-së dhe shprehu dëshirën për të thelluar bashkëpunimin në vitet që vijnë, kishte njoftuar Presidenca e Kosovës.

Trump shkroi në letër, sipas njoftimit, se vendimi i Kosovës për të pranuar shtetas nga shtete të tjera tregon “gatishmërinë e fortë” të saj për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara dhe se “lidershipi në këtë çështje tregon fuqinë dhe dhembshurinë e popullit të Kosovës”.

Në letrën e tij, sipas Presidencës së Kosovës, Trump shtoi se “Shtetet e Bashkuara dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë, të bazuar në respektin e ndërsjellë, vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe prosperuese. Përkushtimi juaj për forcimin e kësaj lidhjeje nuk ka kaluar pa u vërejtur, dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të avancojmë qëllimet tona të përbashkëta”.

Sipas njoftimit, Trump e ka falënderuar Osmanin “për lidershipin tuaj të guximshëm dhe për faktin që qëndroni si një mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara. Mezi pres të punojmë së bashku me ju në vitet që vijnë”.

Postimi i plotë i Osmanit: