Osmani pret të ngarkuarën me punë të SHBA-së – diskutojnë procesin e konstituimit të Kuvendit, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Pratipati. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë procesin e konstituimit të Kuvendit, zgjedhjen e kryetarit dhe shumicës së nënkryetarëve, si dhe hapat e mëtejshëm drejt përmbylljes…

Lajme

28/08/2025 18:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Pratipati.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë procesin e konstituimit të Kuvendit, zgjedhjen e kryetarit dhe shumicës së nënkryetarëve, si dhe hapat e mëtejshëm drejt përmbylljes së këtij procesi institucional, raporton lajmi.net

Në fokus të diskutimit ishte edhe bashkëpunimi dypalësh mes Kosovës dhe SHBA-së, ku të dyja palët rikonfirmuan gatishmërinë për të avancuar më tej partneritetin në fusha me interes strategjik.

Në prag të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ku Presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe këtë vit si udhëheqëse e delegacionit të Kosovës, u diskutua gjithashtu agjenda dhe pritshmëritë nga takimet dhe aktivitetet e planifikuara në kuadër të kësaj ngjarjeje ndërkombëtare.

Postimi i plotë:
“Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati
Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim të ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Kosovë, znj. Anu Pratipati.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe shumicës së nënkryetarëve, si dhe hapat e mëtejshëm drejt konstituimit të plotë të Kuvendit.
Në mesin e temave të diskutuara ishte edhe bashkëpunimi dypalësh, ku u rikonfirmua gatishmëria për avancimin e mëtejshëm në fusha me interes strategjik për të dyja vendet.
Në prag të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ku Presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe këtë vit si kryesuese e delegacionit të Kosovës në cilësinë e saj si Kreu i shtetit, u diskutua për agjendën si dhe pritshmëritë nga takimet dhe aktivitetet e planifikuara”./Lajmi.net/