Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Pas takimit me Osmanin, e para e Komisionit Evropian do te takohet edhe me kryeministrin më detyrë, Albin Kurti, mirëpo jo në objektin e Qeverisë së Kosovës, por në Kuvendin e Kosovës. Von der Leyen, në dy takimet…

Lajme

15/10/2025 13:38

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Pas takimit me Osmanin, e para e Komisionit Evropian do te takohet edhe me kryeministrin më detyrë, Albin Kurti, mirëpo jo në objektin e Qeverisë së Kosovës, por në Kuvendin e Kosovës.

Von der Leyen, në dy takimet me krerët institucional në Kosovë nuk ka paraparë konferencë për media.

Ajo po qëndron në Kosovë në kuadër të turit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.