Osmani pret në takim shefen e re të UNICEF për Kosovë

Presidenca e vendit, me një komumikatë për media kanë njoftuar se shefja e shtetit ka pritur në takim shefen e re të UNICEF për Kosovë, Veronika Vashchenko. Osmani atë e ka përgëzuar për marrjen e detyrës së re, shkruan lajmi.net. Presidentja asaj ia theksoi asaj nevojën për implementimin e programeve të fokusuara te fëmijët dhe…

Lajme

04/07/2024 17:43

Presidenca e vendit, me një komumikatë për media kanë njoftuar se shefja e shtetit ka pritur në takim shefen e re të UNICEF për Kosovë, Veronika Vashchenko.

Osmani atë e ka përgëzuar për marrjen e detyrës së re, shkruan lajmi.net.

Presidentja asaj ia theksoi asaj nevojën për implementimin e programeve të fokusuara te fëmijët dhe barazia gjinore.

Njoftimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefen e re të UNICEF-it për Kosovë, Veronika Vashchenko, të cilën e ka përgëzuar për detyrën, duke uruar për vazhdimin e bashkëpunimit konstruktiv.

Në takim është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe rëndësinë e përpjekjeve për ta përmirësuar mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve në Kosovë.

Presidentja Osmani potencoi se partneriteti me UNICEF-in, është i rëndësishëm për zbatimin e programeve dhe politikave që mbështesin zhvillimin dhe mbrojtjen gjithëpërfshirëse të fëmijëve.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani vuri në dukje përpjekjet për  qasjen e fëmijëve në arsim cilësor dhe fuqizimin e mirëqenies së tyre.

Gjatë takimit, në veçanti u diskutua për projekte në përkrahje të edukimit të hershëm të fëmijëve, mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta si dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike në shëndetin e fëmijëve.

Presidentja Osmani, ndër të tjera, në këtë takim shtroi nevojën e zbatimit të programeve të fokusuara tek fëmijët dhe promovimi i barazisë gjinore në të gjithë sektorët./Lajmi.net