Osmani pret në takim ambasadorin francez Olivier Guérot, flasin për zhvillimet e fundit në vend

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. Temë diskutimi në këtë takim ishin edhe zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në vend. “Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në vend, për bashkëpunimin bilateral në fusha të ndryshme të…

Lajme

13/09/2024 15:24

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Temë diskutimi në këtë takim ishin edhe zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në vend.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në vend, për bashkëpunimin bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët në mes të Kosovës dhe Francës, si dhe prezencën e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/