Osmani: Populli i Kosovës qëndron me popullin e Gjermanisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit tragjik në Magdeburg, Gjermani, duke shprehur ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre. Në një postim në platformën X, ajo theksoi rëndësinë e unitetit dhe forcës në kohë tragjedish. “Sulmi shkatërrues në Magdeburg është një kujtesë e hidhur për kërcënimet me të cilat përballemi dhe forcën…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit tragjik në Magdeburg, Gjermani, duke shprehur ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre.
Në një postim në platformën X, ajo theksoi rëndësinë e unitetit dhe forcës në kohë tragjedish.
“Sulmi shkatërrues në Magdeburg është një kujtesë e hidhur për kërcënimet me të cilat përballemi dhe forcën që duhet të tregojmë në kohë tragjedish,” shkroi presidentja Osmani.
“Zemrat tona dhe ngushëllimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur.”
Ajo shtoi se në përballjen me tragjeditë, duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të riafirmojmë humanizmin tonë të përbashkët.
“Populli i Kosovës qëndron me popullin e Gjermanisë,” përfundoi Osmani.