Osmani: Personat me nevoja të veçanta të kenë jetë me dinjitet dhe të barabartë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, ka rikujtuar rëndësinë e angazhimit tonë që të gjithë të kenë mundësi për një jetë me dinjitet dhe të barabartë. Ajo në një mesazh në Facebook me rastin e shënimit të kësaj dite, ka kërkuar mundësi të barabarta, më shumë përfaqësim,…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, ka rikujtuar rëndësinë e angazhimit tonë që të gjithë të kenë mundësi për një jetë me dinjitet dhe të barabartë.
Ajo në një mesazh në Facebook me rastin e shënimit të kësaj dite, ka kërkuar mundësi të barabarta, më shumë përfaqësim, fuqizim dhe besim të plotë te personat me nevoja të veçanta.
“Kjo e bën botën më të mirë, shoqërinë tonë më prosperuese dhe të ardhmen më premtuese. Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, rikujtojmë rëndësinë e angazhimit tonë që të gjithë të kenë mundësi për një jetë me dinjitet dhe të barabartë”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj i plotë në Facebook: