Presidentja Osmani përmbyll vizitën në SHBA

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka mbyllur vizitën e saj në ShBA. Përmes një njoftimi në Facebook, ajo ka njoftuar se kjo vizitë është përmbyllur me një ngjarje të veçantë të organizuar Zyra e Sekretarit Blinken ku kjo ngjarje i dedikohej rolit qenësor të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. “Kjo ngjarje…

Lajme

23/10/2024 09:16

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka mbyllur vizitën e saj në ShBA.

Përmes një njoftimi në Facebook, ajo ka njoftuar se kjo vizitë është përmbyllur me një ngjarje të veçantë të organizuar Zyra e Sekretarit Blinken ku kjo ngjarje i dedikohej rolit qenësor të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

“Kjo ngjarje ishte edhe organizimi i parë ndërkombëtar në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që shërbeu edhe si paralajmërim për udhëtimin e instalacionit “Mendoj për ty” drejt New York-ut, ku do të bashkojmë forcat për të fuqizuar zërin e të mbijetuarave të dhunës seksuale pikërisht aty ku kjo kauzë mori hov dhe përmasa globale”, shkroi Osmani./Lajmi.net/