Osmani përkujton Xhemail Mustafën në 24 vjetorin e vrasjes së tij: Vrasja e tij mbetet një plagë e hapur, ndaj drejtësia duhet të vihet në vend
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar ish-aktivistin e LDK-së, Xhemail Mustafa, në 24 vjetorin e vrasjes së tij, ku dhe kërkuar që drejtësia të vihet në vend. Në këtë 24-vjetor të vrasjes, Osmani theksoi se kujtojnë me respekt Mustafën, të cilin e quajti “një njeri të jashtëzakonshëm, një aktivist politik dhe intelektual që dha…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar ish-aktivistin e LDK-së, Xhemail Mustafa, në 24 vjetorin e vrasjes së tij, ku dhe kërkuar që drejtësia të vihet në vend.
Në këtë 24-vjetor të vrasjes, Osmani theksoi se kujtojnë me respekt Mustafën, të cilin e quajti “një njeri të jashtëzakonshëm, një aktivist politik dhe intelektual që dha gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës”.
“Ai ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, një njeri i devotshëm ndaj vizionit për një Kosovë të pavarur, të lirë dhe demokratike”, njofton zyra e Presidencës.
Ajo thotë se drejtësia duhet të vihet në vend.
“Vrasja e tij mbetet një plagë e hapur, ndaj drejtësia duhet të vihet në vend” thuhet tutje në shkresën e zyrës së presidencës./Lajmi.net/