Osmani për ish-presidentin Rugova: Kishte vizion largpamës dhe ishte zëri i Kosovës në botë
Në 19 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me korin diplomatik në vend kanë bërë homazhe tek varri i tij. Teksa ka bërë homazhe tek varri i tij Osmani ka folur për ish-presidentin Ibrahim Rugova. Ajo e ka çmuar lartë punën e ish presidentit. Osmani ka…
Lajme
Në 19 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me korin diplomatik në vend kanë bërë homazhe tek varri i tij.
Teksa ka bërë homazhe tek varri i tij Osmani ka folur për ish-presidentin Ibrahim Rugova. Ajo e ka çmuar lartë punën e ish presidentit.
Osmani ka falënderuar në veçanti ambasadorët e shteteve aleate të cilët u bashkuan në nderim të ish-presidentit Rugova.
“Rugova dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit tonë në një kohë të jashtëzakonshme të rëndë për popullin tonë ku rrezikohej shfarosja e popullit, në atë kohë presidenti Rugova jo vetëm që bëri bashkë të gjithë qytetarët e Kosovës, bashkë rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci por edhe u bë zëri i Kosovës në botë duke ndërtuar aleanca të fuqishme të cilat na u deshtën më së shumti në ato kohë të vështira të cilat rezultuan e intervenimin e NATO-s”, ka thënën Osmani.
E para e vendit është shprehur se vizioni i presidentit Rugova ishte largpamës e një politikanë i jashtëzakonshëm.
“Ai mbetet shembull jo vetëm shembull i vizionit dhe politik bërjes në Kosovë por edhe kudo që shkojmë në botë”, tha ajo. /Lajmi.net/