“Tash është kohë zgjedhjesh…”- Osmani sërish nuk deklarohet, prej disa javë radhazi thotë drejtohuni zyrës për media

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, është pyetur sot nga gazetarët në lidhje me deklaratat e fundit të kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit. Ajo duke injoruar pyetjen shkurt ka nënkuptuar se këto janë deklarata të kohës së zgjedhjeve. “Tash është kohë zgjedhjesh, lloj lloj deklaratash dëgjoni”, ka thënë Osmani. Ajo ka vendosur të mos jep detaje…

Lajme

24/10/2024 13:59

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, është pyetur sot nga gazetarët në lidhje me deklaratat e fundit të kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit.

Ajo duke injoruar pyetjen shkurt ka nënkuptuar se këto janë deklarata të kohës së zgjedhjeve.

“Tash është kohë zgjedhjesh, lloj lloj deklaratash dëgjoni”, ka thënë Osmani.

Ajo ka vendosur të mos jep detaje më shumë në lidhje me këtë derisa i drejton gazetarët që pyetjet t’i dërgojnë në Presidencë.

“Për çdo gjë që keni, pyetjet dërgoni në Presidencë”, shtoi ajo.

Të njëjtën, Presidentja e tha edhe një javë më parë kur u pyet në lidhje me ushqimin e ushtarëve të FSK-së duke u arsyetuar se është shumë e zënë dhe nuk ka kohë për përgjigje në ato momente.

Për disa herë radhazi presidentja Osmani nuk përgjigjet për çështje të rëndësishme nën arsyetimin se përgjigjen nga Zyra e Presidencës, gjë e cila nuk ndodhë zakonisht.

Nga Zyra e Presidencës së Kosovës përgjigjet nuk jepen thuajse kurrë, ose ato jepen vetëm në forma të njoftimeve – kur atyre iu duhet të tregojnë se ku ka udhëtuar apo ku  udhëton ditët e ardhshme Osmani.

Pacolli dje përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti që të “frenojnë” njerëzit e tyre pasi sipas tij po e ofendojnë atë dhe fëmijët e tij. /Lajmi.net/