Osmani pas takimit të Von der Leyen: Kosova është gati të ecë përpara me përkushtim në të ardhmen evropiane

Presidentja e vendit, Vjosa Osmanit sot është takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë. Pas takimit, Osmani ka dal me një reagim në Facebook, transmeton lajmi.net. “Kosova është gati të ecë përpara me përkushtim, me reforma të suksesshme dhe me besim të palëkundur në…

Lajme

15/10/2025 14:34

Presidentja e vendit, Vjosa Osmanit sot është takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë.

Pas takimit, Osmani ka dal me një reagim në Facebook, transmeton lajmi.net.

“Kosova është gati të ecë përpara me përkushtim, me reforma të suksesshme dhe me besim të palëkundur në të ardhmen evropiane.”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Kosova është gati të ecë përpara me përkushtim, me reforma të suksesshme dhe me besim të palëkundur në të ardhmen evropiane.
Kënaqësi e veçantë ta mirëpres sërish sot në Republikën e Kosovës Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Së bashku diskutuam për zbatimin e Planit të Rritjes, për rëndësinë e heqjes së masave të padrejta ndaj vendit tonë, si dhe për hapat tutje në rrugën drejt integrimit tonë në Bashkimin Evropian.
Mbështetja e Komisionit Evropian për Kosovën në këtë proces mbetet thelbësore./lajmi.net/