Osmani pas takimit me diplomaten amerikan, bisedon edhe me ambasadorin Hargreaves për konstituimin e Kuvendit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pak minuta para konferencës për media të paralajmëruar për orën 16:00, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme diplomatike, në fokus të së cilave kanë qenë zhvillimet politike të fundit në vend. Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka pritur në takime të ndara Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pak minuta para konferencës për media të paralajmëruar për orën 16:00, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme diplomatike, në fokus të së cilave kanë qenë zhvillimet politike të fundit në vend.
Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka pritur në takime të ndara Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, dhe të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Anu Prattipati, transmeton lajmi.net
Në të dy takimet, është diskutuar për rëndësinë e respektimit të rendit kushtetues dhe për hapat e ardhshëm që do të çojnë drejt konstituimit të Kuvendit, pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet më të fundit politike në vend, me theks të veçantë në rëndësinë e respektimit të rendit kushtetues dhe hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në komunikatën zyrtare të Presidencës./Lajmi.net/