Osmani pas betimit si deputete: Rikthehem në tempullin e demokracisë për t’i shërbyer Kosovës

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që sot ka marrë mandatin e deputetes, ka publikuar fotografi në rrjetin social Facebook nga seanca e parë konstituive. Ajo ka thënë se sot po rikthehet aty ku çdo mandat e ka burimin, te tempulli i demokracisë dhe i qytetarëve dhe te përgjegjësia për t’i shërbyer Republikës. “Betimi i sotëm është…

Lajme

06/08/2026 16:09

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që sot ka marrë mandatin e deputetes, ka publikuar fotografi në rrjetin social Facebook nga seanca e parë konstituive.

Ajo ka thënë se sot po rikthehet aty ku çdo mandat e ka burimin, te tempulli i demokracisë dhe i qytetarëve dhe te përgjegjësia për t’i shërbyer Republikës.

“Betimi i sotëm është vazhdim i të njëjtit zotim: për t’i shërbyer Kosovës dhe të gjithë qytetarëve tanë me dinjitet, guxim dhe përkushtim”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: