​Osmani ngushëllon ish-presidentin Thaçi dhe familjen e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe familjen e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit. “Me pikëllim mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të z. Haxhi Thaçi, babait të ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi. Humbja e babait është dhimbje e pamatshme, e cila lë…

Lajme

17/03/2025 08:33

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe familjen e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit.

“Me pikëllim mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të z. Haxhi Thaçi, babait të ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi. Humbja e babait është dhimbje e pamatshme, e cila lë boshllëk të pazëvendësueshëm tek më të dashurit. Kontributi dhe dashuria e tij për atdheun, shpresoj të shndërrohen në udhërrëfyes dhe kujtime krenarie për të gjithë ata që e njohën”, thuhet në letër ngushëllimin e presidentes.

Në emrër të saj dhe në emër të popullit të Kosovës, Osmani ju ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta ish-Presidentit Thaçi, gjithë familjes Thaçi, si dhe miqve e të gjithë të afërmve të z. Haxhi Thaçi.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për të! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, përfundoi Osmani.