Osmani nga SHBA: Me ambasadën Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë këtu mbrojtje
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani njoftoi se dje ka takuat Brian Mast, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, ku diskutuan për lidhjen historike të vendit tonë me SHBA-të. “Një aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/476347333_1161149165369621_8875294790068744139_n.jpg)
Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani njoftoi se dje ka takuat Brian Mast, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, ku diskutuan për lidhjen historike të vendit tonë me SHBA-të.
“Një aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri”.
Osmani theksoi se me ambasadën Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë këtu mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
“Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë!”./Lajmi.net/