Osmani nga COP31 në Turqi: Kosova është sërish e pranishme në këtë forum të rëndësishëm të OKB-së

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Kosova po merr pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP31), që po mbahet në Turqi. Përmes një postimi, Osmani ka rikujtuar se para tri vitesh, gjatë mandatit të saj si presidente, për herë të parë ishte siguruar ftesë në nivel të…

Lajme

11/11/2026 11:50

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Kosova po merr pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP31), që po mbahet në Turqi.

Përmes një postimi, Osmani ka rikujtuar se para tri vitesh, gjatë mandatit të saj si presidente, për herë të parë ishte siguruar ftesë në nivel të kreut të shtetit për pjesëmarrjen e Kosovës në COP, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ajo ka thënë se këtë vit Kosova është sërish e pranishme në këtë forum, falë mbështetjes së një aleati të Kosovës, pa specifikuar se për cilin shtet bëhet fjalë.

Osmani ka bërë të ditur se ka marrë pjesë edhe në panelin “She Leads: Women Rewriting the Climate Economy”, ku ka theksuar rolin e grave në hartimin e politikave dhe ndërtimin e shoqërive më të drejta, më të barabarta dhe më të qëndrueshme.

“Mirënjohëse për mundësinë që në panelin ‘She Leads: Women Rewriting the Climate Economy’ të theksoj rolin e pazëvendësueshëm të grave në ndërtimin e politikave dhe shoqërive më të drejta, më të barabarta, më të gjelbra e më të shëndetshme”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: