Osmani nga Berlini: Kosova sot është sinonim i demokracisë që po avancon vazhdimisht
Presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj në “The World Forum” në Berlin tha se Kosova është sinonim i demokracisë që po avancon. Ajo tha se atje foli për luftën e popullit të Kosovës për pavarësi e demokraci. “Sot në Berlin, në “The World Forum”, fola për Kosovën si shembull i një shteti dhe një…

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj në “The World Forum” në Berlin tha se Kosova është sinonim i demokracisë që po avancon.
Ajo tha se atje foli për luftën e popullit të Kosovës për pavarësi e demokraci.
“Sot në Berlin, në “The World Forum”, fola për Kosovën si shembull i një shteti dhe një populli që ka luftuar e sakrifikuar për shekuj me radhë, për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë që e gëzojmë sot. Për Kosovën, demokracia nuk është vetëm sistemi më i mirë i vlerave që njeh njerëzimi, por është edhe vetë sinonimi i lirisë, paqes dhe sigurisë. Kosova sot është sinonim i demokracisë që po avancon vazhdimisht, sepse besimi në vlerat demokratike është themeli mbi të cilin është ndërtuar shteti ynë”, ka shkruar Osmani, ndërsa ka publikuar edhe fjalimin e saj të plotë në këtë forum.