Osmani: Nëse e duam Ushtrinë, mund ta bëjmë gjatë ditës (Video)

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani prej foltores së Kuvendit të Kosovës i është drejtuar deputetëve të Listës Serbe.

Lajme

09/06/2016 11:02

 

Osmani, tha se  deputetët e kësaj liste nuk mund të bllokojnë shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), shkruan lajmi.net.

“Unë dua të i sigurojë se shdërrimi nuk varet nga ata, as nga zyrtarët në Beograd, as nga ndryshimet kushtetuese, për të cilën ata duan ta përdorin votën për ta bllokuar atë”.

Osmani tha se shndërrimi i FSK-së në FAK mund të bëhet brenda ditës, pasi të gjitha këto janë të parapara në Kushtetutë dhe duhen vetëm disa ndryshime.

“Çka duhet ndryshuar që ky ndryshim të kryhet?  Kreu dy i ligjit për FSK-në dhe neni 14 që përcakton organizimin. Natyrisht edhe disa gjëra të tjera”.

“Nëse e duam ushtrinë, kjo gjë bëhet gjatë ditës, sepse ushtrinë nuk e  bën emri, ushtrinë e bën armatimi, numri dhe funksioni dhe kompetencat. E kjo gjë mund të bëhet pikërisht sot”, tha Osmani./lajmi.net

YouTube player