Osmani në Washington: Kosova është një aleat i palëkundur që forcon ndikimin e SHBA-së në Evropë dhe Ballkan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë si e ftuar nderi në Drekën Ndërparlamentare Ndërkombëtare në Capitol Hill në Washington D.C të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Atje, Osmani foli për “rrugëtimin e popullit të Kosovës nga sfidat më të mëdha deri te arritjet e sotme, si dhe angazhimin e paluhatur për luftim…

Lajme

05/02/2025 23:03

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë si e ftuar nderi në Drekën Ndërparlamentare Ndërkombëtare në Capitol Hill në Washington D.C të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Atje, Osmani foli për “rrugëtimin e popullit të Kosovës nga sfidat më të mëdha deri te arritjet e sotme, si dhe angazhimin e paluhatur për luftim të forcave dhe ndikimit malinj në Kosovë.”

Ndërkaq, në Forumin Ndërparlamentar të Sigurisë, Presidentja Osmani ka theksuar nevojën e partneritetit me ShBA-në duke thënë se “kjo do të pengonte po ashtu përhapjen e luftës hibride ruse, ndikimin ideologjik të Iranit dhe presionin ekonomik të Kinës në rajon.”

“Investimi dhe angazhimi amerikan në Kosovë, përveç se është në dobi të sigurisë dhe zhvillimit tonë, është po ashtu në përputhje me objektivat e Administratës Trump. Kjo do të pengonte po ashtu përhapjen e luftës hibride ruse, ndikimin ideologjik të Iranit dhe presionin ekonomik të Kinës në rajon. Kosova është një aleat i palëkundur që forcon ndikimin e SHBA-së në Evropë dhe Ballkan”, ka thënë Osmani.