Osmani në Tiranë: Garantimi i sigurisë e sundimi i ligjit, mbeten kyçe për zgjidhje afatgjata
Kosova dhe Kroacia i kanë prirë diskutimit të nivelit më të lartë evropian për sfidat e migrimit, mobilitetin dhe fuqizimin e të rinjve. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, bashkëkryesuan tryezën e liderëve temën “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”, të shtunën, në margjina të Samitit të Komunitetit…

Lajme
Kosova dhe Kroacia i kanë prirë diskutimit të nivelit më të lartë evropian për sfidat e migrimit, mobilitetin dhe fuqizimin e të rinjve.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, bashkëkryesuan tryezën e liderëve temën “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”, të shtunën, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.
Përderisa sfidat dallonin nga shteti në shtet, një gjë ishte e qartë, përkushtimi për garantim të sigurisë dhe sundim të ligjit mbeten kyç për politika të duhura e zgjidhje afatgjata, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian u mbajt për herë të parë në Tiranë, me pjesëmarrjen e dyzet e shtatë liderëve evropianë.