Osmani: Në Prishtinë, zëri për paqe dhe drejtësi kumbojë fuqishëm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se me mbi 1000 pjesëmarrës nga më shumë se 45 shtete dhe nga të gjitha kontinentet, Kosova është shndërruar këto dy ditë në zemrën e diplomacisë globale – në një vend ku ngrihet zëri për ata që nuk mund të flasin vetë. Presidentja Osmani ka shkruar:…

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se me mbi 1000 pjesëmarrës nga më shumë se 45 shtete dhe nga të gjitha kontinentet, Kosova është shndërruar këto dy ditë në zemrën e diplomacisë globale – në një vend ku ngrihet zëri për ata që nuk mund të flasin vetë.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Në Prishtinë, zëri për paqe, siguri dhe drejtësi vazhdon të kumbojë fuqishëm!
Dita e dytë e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë sjell diskutime të shumta globale nga pjesëmarrës nga e gjithë bota mbi çështjet urgjente që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve – viktimat më të pafajshme të çdo konflikti.
Me mbi 1000 pjesëmarrës nga më shumë se 45 shtete dhe nga të gjitha kontinentet, Kosova është shndërruar këto dy ditë në zemrën e diplomacisë globale – në një vend ku ngrihet zëri për ata që nuk mund të flasin vetë.