Osmani: Në politikë do të jem gjatë me njerëz që ia duan të mirën Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osamni, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjët e Mitrovicës ka thënë se ajo në skenën politike do të jetë për një kohë të gjatë, me njërzit siç është shprehur ajo që ja duan  të mirën Kosovës.

Lajme

11/08/2020 12:40

Ajo po ashtu ka thënë se askujt nuk do t’i lejohet që të bëjë pazare me kufijtë  e Kosovës.

“Çështjet politike është që do të më shihni edhe shumë gjatë në skenën politike të Kosovës dhe do të më shihni me njerëzit që ja duan  të mirën Kosovës dhe tash po shihet se kush ja donë të mirën Kosovës. Unë do të jem aty ku më duan qytetarët. Në qoftë se dikujt i shkon mendja ta bëjë pjesë të negociatave qoftë duke i dhënë territor apo duke e shndërruar Mitrovicën në një vend jo funksional atëherë plane të tilla nuk do të lejohen”, është shprehur Osmani, kur është pyetur nga një qytetarë për të ardhmen politike të saj, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka folur edhe për çështjen e ambientit, për të cilën temë ka thënë se duhet të flitet më shumë se një herë në vit. Ajo ka thënë se Qeveria duhet të investojë më shumë në mbielljen e drunjëve në të gjitha komunat e Kosovës.

” Shumë njerëz mendojnë që tema ambientit është temë lluksi, por nuk është sepse shëndeti nuk është lluks. Mos të flasim për ambientin vetëm një ditë në vit, por të flasim çdo ditë sepse në Kosovë numri i qytetarëve tanë që vdesin nga ndotja e ambientit është numër i madh. Në emër të kuvendit të solidarizohemi me qytetaeër e Mitrovicës për këtë pandemi të tmerrshme, por duhet të siguroheni qe kurdo që vjen momenti që rindërtimi i ekonomisë sonë të bëhet duke ndërtuar një ambient për të gjithë. Investimi kryesor do të duhet të jetë në arsim dhe ambient. Ne duhet ta detyrojmë qeverinë me ligj qe të mbjellë drunj në komuna”, ka  thënë Osmani.

Ndërsa, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se në komunën e Mitrovicës tani për tani janë duke u pastruar dy lumenj.

“Secili prej neve mundet me dhanë kontributin sidomos qytetarët që duhet ta dinë se pa pastërti nuk ka qytet. Ne i kemi 4 lumenj në Mitrovicë dhe 2 jemi duke i pastruar. Ndërsa projekti i cili lidhet ky liqen akumulues do të vazhdon deri te ura e Ibrit, ku do të jenë edhe shëtitore, pjesë dekorues  të qytetit që sigurisht do të jenë pjesë të gjelbëruara, është shprehur Bahtiri.