Osmani në Ferizaj: Falënderon familjet për mikpritje të ngrohtë dhe atmosferë familjare

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot për vizitë në qytetin e Ferizaj, ku është pritur nga familjet Krasniqi, Qerimi dhe Jashari. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shprehur mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë që i është bërë, duke vlerësuar bashkimin e familjeve, miqve dhe fqinjëve në një atmosferë miqësore dhe familjare. “Falënderim i…

Lajme

02/05/2026 19:57

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot për vizitë në qytetin e Ferizaj, ku është pritur nga familjet Krasniqi, Qerimi dhe Jashari.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shprehur mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë që i është bërë, duke vlerësuar bashkimin e familjeve, miqve dhe fqinjëve në një atmosferë miqësore dhe familjare.

“Falënderim i sinqertë për familjen Krasniqi, familjen Qerimi, si dhe familjen Jashari që na bënë bashkë me familjet e tyre, me miq e fqinj. Mirënjohëse për bujarinë, mikpritjen e përzemërt dhe atmosferën familjare!”, ka shkruar ajo.

Osmani ka theksuar se ka takuar njerëz të mrekullueshëm me zemra të mëdha, duke shtuar se bashkimi dhe mbështetja mes qytetarëve është e rëndësishme në çdo kohë dhe sfidë. /Lajmi.net/