Osmani në Dubrovnik: Riafirmuam mbështetjen për të drejtën e popullit ukrainas për të jetuar në liri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenković, po e përfaqëson Republikën e Kosovës në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, në Dubrovnik. Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se riafirmuam mbështetjen për të drejtën e popullit ukrainas për të jetuar në liri. “Në Samitin e liderëve Ukrainë-Evropë Juglindore…

Lajme

09/10/2024 17:35

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenković, po e përfaqëson Republikën e Kosovës në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, në Dubrovnik.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se riafirmuam mbështetjen për të drejtën e popullit ukrainas për të jetuar në liri.

“Në Samitin e liderëve Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik për ta riafirmuar mbështetjen për të drejtën e popullit ukrainas për të jetuar në liri!”, ka shkruar Presidentja Osmani.