Osmani në Bruksel: Fati i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që po mbahet në Bruksel, së bashku me liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe ata të rajonit. Para nisjes për në samit, Osmani ka zhvilluar një intervistë për Euronews, ku ka folur për perspektivën evropiane të Kosovës. Ajo theksoi se…

Lajme

17/12/2025 10:02

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që po mbahet në Bruksel, së bashku me liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe ata të rajonit.

Para nisjes për në samit, Osmani ka zhvilluar një intervistë për Euronews, ku ka folur për perspektivën evropiane të Kosovës. Ajo theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është destinacion i natyrshëm dhe i pashmangshëm për Kosovën.

“Është fati ynë dhe një qëllim për të cilin kemi punuar për një kohë të gjatë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim para disa vitesh dhe presim që aplikimi ynë shumë shpejt të jetë në tryezën e Këshillit. Ne besojmë fuqishëm se, bazuar në meritë, Kosova do të duhej të ishte në mesin e vendeve të para, por procesi mbetet i komplikuar për shkak të pesë vendeve mosnjohëse”, ka deklaruar Osmani.

Ajo shtoi se Kosova ka përmbushur dhe zbatuar të gjitha reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian, duke riafirmuar përkushtimin e institucioneve për integrimin evropian. /Lajmi.net/