Osmani në Aspen Institute në Berlin: E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE
Presidentja e Kosovës, Vjosa osmani po qëndron në Berlin të Gjermanisë. Ajo në Aspen Institute në Berlin, ka thënë se e ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci, e ndërtuar me miq dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlantike, shkruan lajmi.net. “Në Aspen Institute në Berlin, fola për Kosovën tonë si një shtet që, në…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa osmani po qëndron në Berlin të Gjermanisë.
Ajo në Aspen Institute në Berlin, ka thënë se e ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci, e ndërtuar me miq dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlantike, shkruan lajmi.net.
“Në Aspen Institute në Berlin, fola për Kosovën tonë si një shtet që, në vetë thelbin e ndërtimit të së ardhmes, ka përqafuar reformën dhe zbatimin e saj si rrugën e vetme drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik. Por një gjë mbetet e palëkundur: e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur e jona, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike”, ka shkruar Osmani përmes një postimi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: