Osmani: Ndikimi i Rusisë në Kosovë është zero, por Serbia është kthyer në satelit të saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova nuk ndikohet fare nga Rusia, ndërsa ka theksuar se situata është krejt ndryshe në Serbi. Deklaratat e saj erdhën gjatë një konference për media të mbajtur pas takimit me presidentin e Letonisë. E pyetur lidhur me raportet Kosovë–Serbi dhe përpjekjet destabilizuese të Rusisë në rajon, Osmani…

Lajme

15/07/2025 12:15

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova nuk ndikohet fare nga Rusia, ndërsa ka theksuar se situata është krejt ndryshe në Serbi. Deklaratat e saj erdhën gjatë një konference për media të mbajtur pas takimit me presidentin e Letonisë.

E pyetur lidhur me raportet Kosovë–Serbi dhe përpjekjet destabilizuese të Rusisë në rajon, Osmani tha prerazi se “influenca e Rusisë në Kosovë është zero”.

“S’mund ta them këtë për shtetin fqinj Serbinë, sepse Serbia është kthyer në satelit të Rusisë”, u shpreh ajo, duke nënvizuar shqetësimet për lidhjet e ngushta të Beogradit me Moskën.

Presidentja shtoi se Kosova mbetet e orientuar drejt partnerëve perëndimorë dhe vlerave euroatlantike, ndërsa Serbinë e cilësoi si faktor destabiliteti që po ndihmon interesat ruse në rajon./Lajmi.net/