Osmani nderon dëshmorët e Komunës së Prishtinës
Presidentja Vjosa Osmani në ditën e dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Prishtinës ka vendosur kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve në varrezat në Velani. Osmani tha se me përulësi dhe me respekt të thellë kujton kontributin e secilit dëshmor që ra për ta parë Kosovën të lirë, të pavarur dhe demokratike. “Dëshmorët janë themeli…

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani në ditën e dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Prishtinës ka vendosur kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve në varrezat në Velani.
Osmani tha se me përulësi dhe me respekt të thellë kujton kontributin e secilit dëshmor që ra për ta parë Kosovën të lirë, të pavarur dhe demokratike.
“Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë. Kujtimi për ta nuk është vetëm nderim, por zotim se do të punojmë çdo ditë për një shtet të drejtë, të barabartë dhe dinjitoz, ashtu siç e ëndërruan ata”, theksoi Presidentja.
Osmani tha se kjo ditë “na kujton vlerat për të cilat ranë dëshmorët tanë dhe se kujtimi për ta është i përhershëm”.