Osmani: BE vendosi heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës, një pjesë hiqet sot

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në fund të samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor është marrë vendim për heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës. Ajo tha se vendimi erdhi pas një bisede intensive mes palëve, duke theksuar se një pjesë e madhe e masave do të hiqen menjëherë, raporton lajmi.net…

Lajme

17/12/2025 22:46

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në fund të samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor është marrë vendim për heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës.

Ajo tha se vendimi erdhi pas një bisede intensive mes palëve, duke theksuar se një pjesë e madhe e masave do të hiqen menjëherë, raporton lajmi.net

“Në fund të samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, pas një bisede intensive u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, një pjesë e madhe hiqet sot”, tha Osmani./Lajmi.net/