Osmani me shumë këshilltarë në Turqi: Erdogan është zë i fuqishëm e mik i dëshmuar i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Me këtë rast presidentja Osmani deklaroi se Erdogan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfidë e në çdo sukses. “Ai është një zë i fuqishëm i miqësisë dhe vizionit të përbashkët.Një mik i dëshmuar i Kosovës, një…

Lajme

11/04/2025 12:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Me këtë rast presidentja Osmani deklaroi se Erdogan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfidë e në çdo sukses.

“Ai është një zë i fuqishëm i miqësisë dhe vizionit të përbashkët.Një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tone”,tha Osmani, transmeton lajmi.net.

Po ashtu presidenca deklaroi se Turqia është dhe do të mbetet një partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal.

“Marrëdhëniet tona janë më shumë se miqësi, janë një partneritet i ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët për të ardhmen”./Lajmi.net/