Osmani me homologun indonezian: Mezi presim të rrisim bashkëpunimin tonë

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj të Indonezisë, Prabowo Subianto, në margjinat e Forumit të Diplomacisë në Antalia të Turqisë. Në një postim në platformën X, Osmani ka theksuar se e ka uruar atë për mandatin e tij të ri, dhe ka uruar gjithë më të mirat edhe për popullin e Indonezisë.…

Lajme

13/04/2025 23:52

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj të Indonezisë, Prabowo Subianto, në margjinat e Forumit të Diplomacisë në Antalia të Turqisë.

Në një postim në platformën X, Osmani ka theksuar se e ka uruar atë për mandatin e tij të ri, dhe ka uruar gjithë më të mirat edhe për popullin e Indonezisë.

“Mezi presim të rrisim bashkëpunimin tonë në të ardhmen e afërt”, ka thënë Osmani.