Osmani: Masat e padrejta të BE-së kundër Kosovës po dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës

E para e vendit,Vjosa Osmani, në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione që po mbahet në Tivat të Malit të Zi, ka folur për masat e Bashkimit Evropian kundrejt Kosovës. Osmani në rrjetin social ‘’Facebook’’ është shprehur se masat e vendosura nga BE po e dëmtojnë popullin e Kosovës. ”Në samitin e liderëve të procesit…

Lajme

08/10/2024 21:43

E para e vendit,Vjosa Osmani, në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione që po mbahet në Tivat të Malit të Zi, ka folur për masat e Bashkimit Evropian kundrejt Kosovës.

Osmani në rrjetin social ‘’Facebook’’ është shprehur se masat e vendosura nga BE po e dëmtojnë popullin e Kosovës.

”Në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, theksova se masat e padrejta të BE-së kundër Kosovës po dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës, përkundër faktit që Republika e Kosovës është 100% e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.”-u shpreh Osmani

Ndër të tjera ajo shtoi  se mbështetja e BE-sëe  shkojë tek vendet që përkushtohen e jo tek satelitët e Putinit të cilat punojnë për destabilizim të rajonit.

”Mbështetja e BE-së duhet të shkojë aty ku ka përkushtim të vërtetë për integrim evropian, për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, dhe jo tek satelitët e Putinit të cilët në mënyrë aktive punojnë drejt destabilizimit të të gjithë rajonit tonë”-shtoi ajo./Lajmi.net/