Osmani: Masakra e Poklekut, kujtesë që nuk shuhet, plagë që nuk mbyllet pa drejtësi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e Poklekut, ku në mesin e 54 të vrarëve nga forcat serbe 24 ishin fëmijë. Përmes një njoftimi të lëshuar, Osmani thekson se masakra e Poklekut është kujtesë që nuk shuhet. “Në mesin e 54 të vrarëve në Poklek, 24 ishin fëmijë nga mosha gjashtë muaj e…

Lajme

17/04/2025 11:07

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e Poklekut, ku në mesin e 54 të vrarëve nga forcat serbe 24 ishin fëmijë.

Përmes një njoftimi të lëshuar, Osmani thekson se masakra e Poklekut është kujtesë që nuk shuhet.

“Në mesin e 54 të vrarëve në Poklek, 24 ishin fëmijë nga mosha gjashtë muaj e deri në 17 vjeç. Ata u vranë mizorisht e pastaj u dogjën nga forca të regjimit gjenocidal serb, synim i të cilëve ishte shfarosja. Në mesin e viktimave, ishte edhe Liria, një foshnjë vetëm 6 muajshe, që mbante emrin e një ideali që ende nuk e kishte jetuar. Ajo nuk e gëzoi kurrë lirinë. Por emri i saj mbetet amanet për secilin prej nesh. Të tillë mbeten edhe emrat e 23 të vrarëve në Çikatovë të Vjetër”, thuhet në njoftim.

Tutje e para e shtetit, thotë se drejtësia nuk është hakmarrje por premtimi më minimal “që ia kemi borxh viktimave”.

“Është përgjegjësia jonë që ky krim të mos mbulohet nga pluhuri i harresës apo nga heshtja. Të mos ndalemi derisa drejtësia të triumfojë. Sepse pa të, pa të vërtetën e thënë dhe të njohur, pa përgjegjësi për krimet, nuk ka paqe të qëndrueshme”, ka thënë Osmani. /Lajmi.net/